Kryeministri Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama, duke e shoqëruar me një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.