Fushata e mobilizimit ushtarak në Rusi vijon dhe shumë njerëz iu janë bashkuar radhëve të ushtrisë që pas vendimi të presidentit Putin. Së fundmi, lideri i çeçenëve, Ramazan Kadyrov tregon se 3 fëmijët e tij të mitur kanë shkuar në Ukrainë, për të qenë pjesë e ushtrisë. Sipas tij, mosha nuk do të thotë gjë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Atdheut.
“Mosha e vogël nuk duhet të pengojë në stërvitjen e mbrojtësve të Atdheut tonë. Akhmat, Eli dhe Adam janë përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç, por stërvitja e tyre ka nisur shumë kohë më parë kur ende ishin të mitur. Tashmë, ka mbërritur momenti për të treguar aftësitë në një luftë të vërtetë dhe unë e mirëpres dëshirën e tyre. Së shpejti, ata do të shkojnë në linjën e frontit, ku do të përballen me situatën më të vështirë”, tregon Kadyrov.