Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë. Në fokus të diskutimit ishte sulmi kibernetik nga Irani, ndërsa ajo theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-së për të garantuar lirinë dhe sigurinë.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi  për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.  E kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.. SHBA do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve“, tha Kim.

 

 

Top Channel