Kompanitë e energjisë së rinovueshme të cilat kanë patur të ardhura marramendëse do të përballen me një kufizim të të ardhurave të tyre. Ndonëse më herët, kryeministrja Liz Truss kishte refuzuar aplikimin e taksës te kompanitë e energjisë me fitime mbi të zakonshmen, ajo pranoi se plani i saj kishte pasur mangësi dhe se ajo dëshiron të ndihmojë familjet që t’ja dalin me faturat e tyre të energjisë në shtëpi. Kjo është hera e dytë që në Britani vendoset për taksën e fitimeve të luksit, pasi Boris Johnson vendosi një taksë të papritur prej 5 miliardë paundësh për kompanitë e naftës dhe gazit në maj, duke marrë një pjesë të fitimeve të tyre. Taksa do të frenojë të ardhurat e çmendura të kompanive, duke lejuar gjigandët e energjisë të mbulojnë kostot e tyre. Taksa pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Është vlerësuar se taksimi i gjeneratorëve të tillë si fermat e erës dhe ato diellore mund të mbledhë midis 3 dhe 4 miliardë paund për të ndihmuar në kompensimin e një pjese të kostos për faturat e energjisë së familjeve.
Truss përjashtoi një taksë të papritur për gjeneratorët e energjisë në kohën kur konkurronte me Rishi Sunak për t’u bërë kryeministër, duke e quajtur atë “një ide laburiste”, por me sa duket në kushtet e krizës energjitike që sa vjen e përkeqësohet, ajo ka vendosur për një pikë kthese në politikat e saj.
https://www.theguardian.com/business/2022/oct/11/power-giants-to-face-windfall-tax-after-all-as-liz-truss-delivers-u-turn