Aktori i mirënjohur Enver Hyseni është ndarë nga jeta ditën e sotme. Artisti performonte në teatrin Migjeni në Shkodër.
Ka qenë miqtë e tij të cilët kanë njoftuar ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur.
Në shfaqen e tij të fundit, artisti solli një dramë duke qenë vetëvetja. Kapitullin e jetës së tij artistike, aktori e mbylli duke rrëfyer jetën si aktor por edhe si njeri. Ka qenë miku dhe kolegu i tij Stefan Çapaliku ai që shkroi mbi jetën e artistit duke mbledhur copëzat e kujtimeve të tij. E pikërisht me këtë dramë, arstisti në diktaturë e më pas rrëfeu për herë të fundit për publikun duke u ngjitur në skenën e teatrit, vetëveten.