E intervistuar nga Gente, avokatja e Wanda Narës, Anna Rosenfeld, ka folur për disa çështje që kanë të bëjnë me bukuroshen argjentinase, që nga ndarja me Mauro Icardi e deri te historia e re me reperin L-Gante:

“Ata firmosën atë që quhet ndarje. Wanda donte të sqarohej, sepse pati njëfarë rezistence nga Mauro Icardi. Ai nuk dëshiron të ndahet. Dashuria e tyre është e njëanshme, njerëzit mund të ndahen kur nuk ka më dashuri apo më shumë dëshirë për të vazhduar.

Historia e re me L-Gante- Është e vërtetë, janë shumë mirë, punojnë bashkë, bisedojnë çdo ditë me njeri tjetrin për arsye profesionale, për punë. Mund të them se janë një çift…”, tha ajo.