Territorialja” ka nxitur debate në sallën e Kuvendit pasditen e kësaj të hëne mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Foltorja pranoi se për sa i përket raporteve të prezantuara nga të dyja palët ka çështje që duhen rishikuar. Ndërsa për sa i përket akuzave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, se raporti i prezantuar nga PS-ja ka mangësi, Balla tha se nuk është e vërtetë.

Balla: Teksa kemi bërë një vlerësim si ka ecur deri tani reforma, kemi arritur në disa konkluzione që do i japin përgjigje pyetjes a ka nevojë vendi tani për një ndarje të re. biem të gjithë dakord që disa prej atyre propozimeve nuk merren në konsideratë. Po marr propozimin që keni bërë për bashkinë Lunik.

Duhet të nisemi nga disa parime dhe mendoj se parimi themelor do kishte qenë “A ka qenë më parë bashki?” Kjo do s’kualifikonte disa propozime. Të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket një propozim që bën sens. Por nuk është kjo çështja. PD ka qeverisur në 17 bashki nga viti 2015-2019. PS qeveris sot në 60 bashki dhe duam t’i fitojmë sërish këto 60 bashki ndoshta dhe 61. Po, po, jemi bërë gati t’i fitojmë të 61. Do ta fitojmë dhe Shkodrën meqë dështoi ky i Foltores.

Kryetari i Grupit theksoi se ajo që ka rëndësi të kuptohet nga qytetarët, është që çdo qindarkë e të ardhurave të shkojë për përmirësim shërbimesh dhe jo për punësim. Revolucioni digjital, sipas Ballës ka përmirësuar edhe qeverisën vendore duke bërë të mundur lehtësimin e marrjes së shërbimeve.
Balla: Sot në Shqipëri 95% të të gjitha shërbimeve mund t’i marrësh online. Në vitin 2013 kishim 50 mijë të regjistruar në platformë, ndërsa sot kemi 2.7 milion shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Janë kthyer 27 milion përgjigje për shërbime publike.

Ai theksoi se falë teknologjisë është reformuar tërësisht marrëdhënia e qytetarit me shtetin