Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në kuadër të tetorit rozë ka qenë sot në Lushnje nga ku u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që ky muaj sensibilizimi duhet të rrisë kujdesin pasi diagnostikimi i hershëm është gjëja kryesore për ta fituar këtë luftë.
“Ky muaj sensibilizimi duhet të rrisë kujdesin pasi diagnostikimi i hershëm gjëja kryesore për ta fituar këtë luftë. Vëmendja për të luftuar këtë sëmundje duhet të jetë gjithë vitin dhe jo vetëm në muajin tetor”, tha Balla.
Balla u shpreh se si çdo luftë tjetër edhe kjo luftë mund të fitohet, por do angazhim dhe sensibilizim.
“Vitet e fundit luftërat s’na janë ndarë. Kemi patur shumë beteja, shumë luftëra. Ne fituam luftën me tërmetin, luftën me pandeminë dhe sot përballemi me atë të infalcionit të luftës. Sot kemi një luftë të mbarë Europës me Rusinë ku dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Kjo luftë na ka prekur në shumë dimensione të jetës së përditshme sepse inflacioni i luftës ka prekur çmimet dhe të ardhurat e shumë familjeve, por jam optimist që ne do ta fitojmë edhe këtë luftë të bashkuar jo të ndarë”, theksoi Balla.