Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ngaqë ka ndjekur studimet e larta në Rumani, e njeh mirë atë vend, është futur në debatin e hapur mbi mundësinë e anulimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Rumanisë.

Duke marrë shkas nga deklaratat politike apo edhe lajme të mediave, Balla shkruan në faqen e tij në twitter në gjuhën angleze: “Të dyja ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë do të luhen më 16.6.2023 dhe 9.12.2023. Është qesharake një lajm i tillë që vazhdon ende”