Balla falenderon Sergei Stanishev për drejtimin e PES gjatë këtij dhjetë vjeçari
Partia Socialiste Europiane (PES) zgjodhi sot në Berlin ish-kryeministrin suedez Stefan Löfven si lider të ri, e cila deri sot ështe drejtuar me shumë profesionalizën nga Sergei Stanishev.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialitste Taulant Balla krahas një fotoje të publikuar në rrjetin social facebook nga Berlini ka falenderuar Sergei Stanishev për udhëheqjen e Partisë Socialiste Europiane (PES) gjatë këtij dhjetë vjeçari dhe për bashkëpunimin e fortë dhe të shkëlqyer mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe PES.
”PES bashkon partitë socialiste, socialdemokrate, laburiste dhe demokratike nga i gjithë Bashkimi Europian dhe Norvegjia për të luftuar për një Evropë më të mirë dhe më progresive”.