Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla falënderoi Jorida Tabakun për punën e bërë. Gjithashtu u shpreh se samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë është mundësi e artë që të kuptohet se po merret seriozisht trajtimi i vendeve pretendente.
“Kjo shkollë këtë vit në një kontekst të ri politik. Organizimi i samitit të 6 dhjetorit është mundësi e artë dhe kuptohet që BE është serioze në trajtimin që i bëhet vendeve pretendente. Këtë vit ka një cilësi shumë më të lartë se disa prej viteve të tjera dhe në prezencën e lektorëve që do të marrin pjesë. Ne nuk duhet të falenderojmë opozitën se do thuhet që është e shitur por këtë vit, Jorida ka meritë të veçantë se është bërë punë intensive për ta përgatitur si duhet. Proges raporti është fotografia më pa hile që i bëhet një vendi. Ne e dimë çfarë problemesh kemi dhe proges raportin ta kthejmë në detyrë shtëpie”, tha Balla. Ndërsa nuk mungoi përgjigja e deputetes së PD, e cila i tha se i bëri kompliment të gjitha grave në sallë dhe më pas mbylli fjalimin.
“Pasi i bëri kompliment gjithë grave në sallë, e mbylli fjalimin. Këtë vit, Alexis ishte një nga shtysat që ta vijonim këtë shkollë. Ne arritëm të kemi sërish një vit të suksesshëm”, tha Tabaku.