Ylli argjentinas, Lionel Mesi do ta ketë një statujë jashtë “Camp Nou”. Lajmi duket se është konfirmuar edhe nga presidenti aktual i klubit katalanas, Joan Laporta, i cili ka pohuar se klubi do ta nderojë ikonën argjentinase me një statujë.

Lionel Mesi ka shkruar historinë me skuadrën e Barcelonës, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm, si dhe duke fituar shumë çmime individuale, përfshirë shtatë Topa të Artë. Për kontributin e tij, të jashtëzakonshëm, Barça do ta shpërblejë Mesin.

“Ne do ta ndërtojmë një statujë të Leo Mesi jashtë “Camp Nou”. Vendimi është marrë”, ka thënë Laporta.

Ka disa raportime që thonë se Mesi mund të kthehet te Barcelona gjatë verës tjetër. 35-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Ai ka opsionin për të vazhduar në ‘Parc des Princes’, por Barça do të bëjë maksimumin për ta kthyer në “Camp Nou”.