Në përvjetorin e shkollës së Magjistraturës, presidenti Bajram Begaj ka kërkuar pavarësi dhe paanshmëri në punën e tyre me formimin e magjistratëve të rinj për të rritur besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në tërësi dhe të garantohet që brezat e rij të gjyqtarëve e prokurorëve të japin vendime të drejta. Sipas Begajt pavarësia e paanshërmia në punën tuaj sot janë çelësi i pavarësisë e paanshërmisë së gjyqtarëve e prokurorëve nesër.
‘Me ndryshimet kushtetuese shkolla e Magjistraturës është përballë sfidave e përgjegjësive akoma më të mëdha. Misioni i formimit të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve e vendos shkollën në pozicion të rëndësishëm e kritik, duke qenë pragu i hyrjes së tyre në sistemin e drejtësisë. Puna juaj ka ndikim përcaktues në cilësinë e prurjeve në gjithë sistemin e drejtësisë, në formimin e magjistratëve të një niveli të lartë profesional e moral, në rritjen e besimit të publikut në figurën e autoriteteve të drejtësisë dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, si një institucion i pavarur është me rëndësi që rekrutimi dhe vlerësimi të kryhet me objektivitet e transparencë, mësimëdhënia të jetë cilësore dhe institucioni të konsolidojë më tej pavarësinë në ushtrimin e funksioneve kushtetuese. Pavarësia e paanshërmia në punën tuaj sot janë çelësi i pavarësisë e paanshërmisë së gjyqtarëve e prokurorëve nesër, do të thotë vendime të drejta e të paanshme nesër’, tha Begaj.