Me të mbërritur në parlament, sapo mbaroi fjalën zv.kryemnistrja Belinda Balluku, Sali Berisha ka shkuar në foltore ndërsa Flamur Noka kërkonte që t’i jepej fjala. Zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i ka kërkuar që të lirojë foltorenn që të vijojë seanca sipas rendit të ditës.

“Berisha ju lutem lironi foltoren. Ky kuvend ka grupe parlamentare dhe krerë grupesh parlamentare”, tha Felaj.