Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një statusi ka ironizuar Sali Berishën, i së bashku me deputetët e Foltores nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Balla përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Non-grata Sali Berisha nuk votoi për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Besniku i fundit i diktatorit. Turp!”, nënvizon Taulant Balla që e ka shoqëruar statusin me fotografinë ku Berisha shfaqet krah diktatorit Enver Hoxha. (TemA)