Sapo fola me ministrin Kuleba për të përsëritur mbështetjen amerikane për Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Kremlinit këtë mëngjes, deklaroi sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në Twitter.
”Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj”, shtoi Blinken. Sulmet ruse në Ukrainë janë “një përshkallëzim i papranueshëm i luftës”, deklaroi edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.