Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, mund të jetë i hapur për transferimin e Cristiano Ronaldos në janar.
Boehly ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me agjentin e portugezit, Jorge Mendes dhe ishte i interesuar për nënshkrimin e 37-vjeçarit nga Manchester United gjatë verës, por gjeti kundërshtime nga trajneri i atëhershëm i Bluve, Thomas Tuchel.
Por, miliarderi amerikan është i vendosur të rivitalizojë interesimin e tij për Ronaldon në janar, ndërsa Manchester United kërkon të largojë portugezin.
Mbetet për t’u parë nëse zëvendësuesi i Tuchel, Graham Potter, do të ishte i hapur për nënshkrimin e Ronaldos.
Trajneri i United, Erik ten Hag e ka përjashtuar Ronaldon nga përfshirja në ekipin e parë pasi sulmuesi u largua nga Old Trafford para bilbilit të plotë dhe refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Spurs.
Ronaldo ka qenë i disponueshëm për transferim që nga vera por nuk ka pasur ndonjë interes serioz për ish-yllin e Real Madridit.
Ronaldo megjithatë duket i destinuar për një largim nga Old Trafford në janar, me skuadrën e Ten Hag që vazhdon të lulëzojë në mungesë të tij jashtë fushës.