Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur i bindur se Ukraina do të fitojë ndaj Rusisë. Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë luftuar për Ukrainën në të kaluarën dhe të gjithë ata që po luftojnë për të tani, ata që fituan atëherë dhe ata që padyshim do të fitojnë tani. Populli ynë po lufton për të drejtën e jetës dhe për “pavarësinë” e tij nga Rusia. Bota është në anën tonë, më shumë se kurrë. Kjo na bën më të fortë se kurrë në histori,“ shtoi ai, duke iu referuar ndihmës perëndimore për vendin e tij.

Kreu i forcave të armatosura të Ukrainës Valery Zaluzny, nga ana e tij, falënderoi trupat e tij për “shërbimin”. “Ne ndaluam pushtimin dhe varrosëm mitin se ushtria ruse është e pathyeshme”, vuri në dukje ai në fjalën e tij.