Ukraina do bashkohet me Spanjën dhe Portugalinë si një nga tre vendet që shpreson të përzgjidhet për të pritur Kupën e Botës 2030. Vendimi u njoftua në një konferencë të përbashkët nga selia e UEFA në Nyon në Zvicrës nga presidentët e futbollit të Spanjës dhe Portugalisë. Kreu i Federatës së Futbollit në Portugali, Fernando Gomes tregoi se është nder që Ukraina të jetë në këtë turne si organizatore, për vetë forcën që po tregon nga agresioni rus.
“Është një nder të njoftoj se Portugalia dhe Spanja kanë përfshirë Ukrainën në ofertën e përbashkët për Kupën e Botës 2030. Dy federatat ia kanë komunikuar qëllimin e tyre UEFA-s, e cila ka shprehur mbështetjen e saj të plotë. Ka kuptim të veçantë ta bësh këtë njoftim në shtëpinë e futbollit europian. Futbolli është shumë më tepër se futbolli”, shpjegoi Fernando Gomes.