Komiteti Drejtues i Partisë së Lirisë u mbush plot me emra pak dhe aspak të njohur dhe u lanë jashtë emra që Ilir Metaj i ka pasur në krah për vite me radhë, madje edhe i ka promovuar në konferenca shtypi si krahu i djathtë i tyre.

I tillë ishte rasti i Brisida Shehajt, ish-drejtoresha e tatimeve të Ramës që rilindi si opozitare me Metën, pasi ky i fundit mbylli mandatin në Presidencë.

Në konferencat e para për shtyp me logon e partisë së re, Ilir Metaj e gradoi Brisida Shehajn si emër në njësinë antikorrupsion që do të ngrihej dhe do të bënte namin duke denoncuar aferat korruptive të qeverisjes korruptive të Edi Ramës nga Konispoli në Vermosh.

Pas kësaj daljeje, Brisida Shehaj doli edhe herë të tjera nga selia e LSI-së me emrin e Partisë së Lirisë, nëpër emisione, studio e panele televizive. Daljet i shoqëronte me fatura të vjetërura mashtrimi me TVSh-në, për të cilat në 2018 ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Por, Metës nuk i duhej koha, apo nëse këto denoncime ishin të vjetra apo të reja. Atij i duhej zhurma e denoncimit dhe një njeri që ta përdorte për të shkaktuar këtë zhurmë. Brisida Shehaj ishte e duhura.

Pasi e kreu këtë mision për pak muaj, edhe ish-drejtoresha e Tatimeve përfundoi jashtë strukturave drejtuese të partisë, si limon i shtrydhur. Shehaj nuk është e para dhe me siguri nuk ka për të qenë e fundit që Ilir Metaj me pabesinë e tij shtrydh dhe më pas e flak.

Filip Talo është rasti më perfekt, të cilin Metaj e afroi si shok në universitet dhe më pas e përdori si trampolinë për lavdet e Sigurimit të Shtetit.