Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mirpritur dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Në një reagim në rrjetet sociale Celibashi deklaron se është në vëmendjen e KQZ-së për t’i përgatitur dhe administruar zgjedhjet sipas standardeve ndërkombëtare.
“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023, do të jenë një zhvillim i mirëpritur demokracie. Ato prej kohësh kanë qenë në vëmendjen e KQZ Shqipëri për t’i përgatitur dhe administruar sipas standardeve ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara. Profesionalizmi, paanësia, transparenca dhe bashkëpunimi me partitë politike, me medien e shoqërinë civile, rikonfirmohen si karakteristika themelore të veprimtarisë së KQZ”, tha ai.