“Shqipëria po ecën e vendosur në rrugën e saj të progresit drejt BE. Raporti i fundit i zgjerimit ka treguar gjithë përparimin, ju po forconi shtetin e së drejtës me reformat e rëndësishme”.
Kështu deklaroi nga Tirana, ku po zhvillon një konferencë për mediat me kryeministrin shqiptar, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Sipas presidentes, çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë është rezultat i reformave disa vjecarë të vendit.
“Ky është suksesi juaj, rezultati i shumë viteve me përpjekjeve të mëdha, rezultat i viteve plot me durim. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi juaj i integrimit europian dhe kjo ka sjellë negociatat. Ju keni treguar përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE”, tha Presidentja e KE.