Vaksina përforcuese kundër Covid-19 “Moderna” ka shfaqur rezultate pozitive, të paktën tre muaj pas kryerjes së saj, duke rritur shpresat se do të ofrojë mbrojtje gjatë sezonit të vështirë të dimrit. Rreth 9.2 milionë banorë në Britaninë e Madhe kanë kryer vaksinën përforcuese të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan, gjatë vjeshtës.

Lloji i virusit “Omicron” ka qenë në qarkullim prej disa kohësh dhe janë shfaqur nënvariante të ndryshme. Vaksina e re bivalente “Moderna” synon mbrojtjen ndaj “Omicron” dhe variantit origjinal të virusit që u shfaq në 2019. Pas 90 ditësh, vaksina e re bivalente nxit një përgjigje superiore të antitrupave neutralizues kundër nënvariantit BA.1 të Omicron, pa marrë parasysh nëse personat e kanë kaluar apo jo më parë Covid-19.

Gjithashtu, vaksina përforcuese “Moderna” nxit antitrupat neutralizues kundër nënvarianteve më të reja të omicron si, BA.4