Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i quajti të drejtat e LGBT-ve si një “degjenerim” teksa diskutonte me gazetarët, duke u kthyer nga samiti europian në Pragë, duke folur për ndryshime të mundshme në Kushtetutë.
“Kohët e fundit kanë futur në shoqëri të drejtat LGBT, duke u përpjekur të degjenerojnë strukturën tonë familjare. Por, ne do të bëjmë atë që duhet”, tha Erdogan, siç raporton Anadolu. Ai propozoi ndryshime në Kushtetutë, por për të mbrojtur të drejtën e grave për të mbajtur shaminë islame në publik.