Një peshk i ngjashëm me gjarprin është zbuluar për herë të dytë brenda pak javësh. Herën e parë, peshkatarët në Kili gjetën peshkun 16 metra të gjatë dhe tani një peshk tjetër i të njëjtit lloj është kapur në grackë në brigjet e Meksikës.

Me ngjyrë argjendi, ky peshk duket si gjarpër. Quhet peshk rrem dhe shihet shumë rrallë në sipërfaqe sepse jeton në thellësitë nga 200-1000 metra nën nivelin e detit.

 

Sipas traditës së vjetër në Meksikë, ky lloj peshku kur del në sipërfaqe nënkupton se lajmet e këqija janë afër.

Disa mendojnë se goditjet sizmike në oqean i shtyjnë krijesat drejt sipërfaqes dhe se këto goditje mund të shkaktojnë tërmete. Por këtë gjë nuk e mendon vetëm populli meksikan. Edhe në Japoni peshqit rrem paralajmërojnë tërmete.

 

 

Në Japoni, ‘Ryugo No Tsukai’ është emri i peshkut me pamje të çuditshme dhe kjo përkëthehet nga populli japonez si mesazh nga “Zoti i Deteve”.

Legjenda thotë se një gjarpër gjigant deti që jetonte në vendin e quajtur Namazu shkaktoi tërmete kur doli në sipërfaqe.

Instituti Gjeofizik në Ekuador theksoi se një tërmet dhe dalja e një peshku rrem në ujrat bregdetare ka ndodhur vetëm një herë në të njëjtën kohë.