Nga Ylli Pata

Para dy ditësh u publikua sondazhi i televizionit të Euronews Albania, në të cilin shikohej një pakënaqësi e shqiptarëve në lidhje me organet e drejtësisë së re. Në tabelat e sondazhit shikohej qartë se publiku shqiptar ka pasur dhe vijon të ketë një pritshmëri për një aksion më proaktiv të SPAK sidomos kundër zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar. E kjo shikohet qartësisht në sondazh. Por, prej disa orësh, një frenezi komentesh po shfaqen në mediat familjes së Sali Berishës, por edhe në ato të tjerat pranë tij, duke e konsideruar reformën në drejtësi të dështuar.

Ky delir, është totalisht një logjikë pa asnjë mbështetje në perceptimin që qartësisht sjellin të dhënat e sondazhit. Pasi në mënyrë të qartë, pakënaqësia konsiston përs ende SPAK nuk po merret me Sali Berishën dhe Ilir Metën, që janë qartësisht dy “Peshqit më të mëdhenj”! Nga ana tjetër, ky delir, është edhe një presion i qartë ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK, që të mos avancojnë në dosjet e hapura ndaj Berishës e Metës, pasi sipas tyre “nuk i do populli”.

E pikërisht ky presion ka detyruar ambasadoren amerikane që të marrë nën mbrojtje prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

“Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj”,

Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.

Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet.

Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas. Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzirt e unë ju them ndaloni”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim para pak ditësh në takimin jubilar të Gjykatës Kushtetuese. E ky fjalim ccoi në sulmin e radhës ndaj ambasadores, si një refren që tashmë e njohin të gjithë për të trembur prokurorë e gjyqtarë.

TemA