Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave. Kombet e Bashkuara kanë nisur ta shënojnë këtë ditë për herë të parë më 11 tetor të vitit 2012. Qëllim i saj është të njihen të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat përballen ato.

Në kuadër të kësaj dite, ministrja Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetin social facebook një foto të veçantë teksa ecën për dore bashkë me të bijën, Naltën. Krahas fotos, Spiropali ka shpërndarë edhe një mesazh të fortë në formën e një urimi për të gjitha vajzat në këtë ditë të tyren.

Postimi i ministres Spiropali:

“Urim për Naltën dhe vajzat në ditën e tyre❤

Nalta,

Duaj, të të duan.

Mos e nënvlerëso rëndësinë tënde.

Mos u afro kurrë me banalitetin, meskinitetin, vogëlsinë.

Kërkoje lumturinë përmes së vërtetës. Kërko thelbin e bukurisë.

Guxo !

Vëzhgo !

Mëso !

Kupto !

Mos e harro kurrë të mirën !

Mos u dorëzo !”