Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës parashikohet të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Por, sipas Meteoalb orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore dhe
në zonat Qendrore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Prej disa ditësh Kosova ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat gjatë paradites do të sjellin në pjesën më të madhe të territorit dominim të motit të kthjellët. Ndërsa orët vijuese pritet të sjellin kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash në vend.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkan do të diktoj kushtet e motit në territorin e Maqedonisë se Veriut, ku pjesa më e madhe e vendit do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë 24-orëshit. Ndërsa pjesërisht në zonat Perëndimore do të kete kalime të lehta vranësirash pas mesdite.