Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se planifikon të shkatërrojë një digë hidroelektrike në rajonin lindor të Khersonit, ku ushtarët ukrainas kanë avancuar vazhdimisht dhe autoritetet e instaluara nga Moska kanë filluar atë që ata e quajnë evakuime të civilëve.
Zelensky akuzoi Moskën për vendosjen e minave në një digë në rajonin e pushtuar nga Rusia, duke paraqitur një kërcënim për një rrjet kanalesh të gjatë 400 km të ndërtuar nga sovjetikët.
“Rusia po përgatitet për të sulmuar në hidrocentralin Kakhovka. Sipas informacioneve tona, agregatet dhe diga e HEC-it të Kakhovkës janë minuar nga terroristët rusë”, tha ai.
“Nëse diga shkatërrohet … kanali i Krimesë së Veriut thjesht do të zhduket dhe kjo do të ishte një katastrofë në një shkallë të madhe. Me këtë sulm terrorist, ata mund të shkatërrojnë, ndër të tjera, edhe mundësinë e furnizimit me ujë nga lumi Dnipro në Krime. Një sulm i tillë në HEC-in Kakhovka do të thotë saktësisht njësoj si përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë”, shtoi Zelenskiy.