“Kuzhina për mua ka qenë një pasion, ose më mirë një pasion i ushqyer nga mamaja ime e cila ka qenë një amvisë e jashtëzakonshme. Ka qenë një fat mësimi i kuzhinës, por edhe i shumë gjërave të tjera prej saj”. Kështu është shprehur Liri Berisha, gruaja e ish-kryeministrit Sali Berisha e ftuar në një intervistë për Bieta Sulon tek Ora 5 pm. Për të, të ulurit në tryezë është një pjesë shumë e rëndësishme e ditës. Dhe kjo jo vetëm për ushqimin, që duhet të gatuhet shijshëm e të pëlqehet, pasi të gjithë kanë shije të ndryshme, por në tryezë ne marim informacionet e ditës dhe shtrojmë problemet. Ndër të tjerash, Liri Berisha gjatë bisedës së saj i ka kushtuar një rëndësi të veçantë angazhimit që ajo ka prej gati 13 vitesh me fëmijët autikë në fondacionin që drejton.