Manchester City triumfon 3-1 ndaj Brighton, në ndeshjen e kësaj të shtune pasdite në Premier League. Pjesa e parë u vendos nga Erling Haaland, i cili realizoi dopietë brenda 45 minutash. Norevegjezi “tundi rrjetën” fillimisht në minutën e 22-të, ndërsa në të 43-tën, dyfishoi shifrat me penallti.

Sfida u duk me llogari të mbyllura, por trajneri i mysafirëve, De Zerbi duket se i kishte karikuar mirë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Trossard ngushtoi shifrat menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, sakaq patën shansin e artë për të barazuar, por portieri i “Qytetarëve” bëri mrekullinë. Fati i takimit do vulosej nga një perlë nga distanca e mesfushorit Kevin De Bruyne.