Dorëzohet rezoluta në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Ministrja e Jashtme: Thelbësore që Irani të japë llogari
Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar në kongresin amerikan rezolutën që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka falënderuar kongresmenët, ndërsa shton se është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij. Në rezolutë përfshihen edhe sanksionet ndaj 10 individëve iranianë.

Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar në kongresin amerikan rezolutën që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka falënderuar kongresmenët, ndërsa shton se është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij.

‘Mirënjohje për Kongresmenët Ritchie Torres Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa Mc.Clain për dorëzimin e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij. Mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve dhe përgëzojmë punën e Grupit që mbulon Shqipërinë.’- shkruan ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Projekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.