Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar Këshillit të Evropës po vazhdon të duartrokitet akoma, sidomos nga politikanët dhe në përgjithësi nga fytyrat publike kosovare. Madje, fjalimi që nga shumë u cilësua si historik, mori edhe zemrën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Lipa ia ka shpërndarë të parit të Qeverisë shqiptare videon e publikuar nga fjalimi i mbajtur në KE. Videoja e shpërndarë nga Dua Lipa në llogarinë e saj të Instagram-it. “Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, shkroi Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.