Paulo Dybala u detyrua të largohej nga ndeshja e Romës kundër Leçes me probleme në gju dhe sipas Jose Mourinho-s, ai nuk ka gjasa të rikthehet para vitit 2023, një mundësi që automatikisht e përjashton atë nga Kupa e Botës. Sulmuesi argjentinas shënoi në ndeshjen e Giallorossi kundër Leçe-s me një penallti në kohën e duhur dhe menjëherë filloi të çalojë me probleme në gju. Jose Mourinho u detyrua ta tërhiqte nga loja dhe pas ndeshjes u shfaq tejet pesimist për gjendjen e tij, duke përmendur një problem serioz që vështirë se do ta lejojë të rikthehet në aksion para Vitit të Ri. Gjë që nëse konfirmohet në testet që do t’i nënshtrohet, do ta përjashtojë automatikisht nga Botërori i Katarit dhe do të jetë një “goditje” e madhe për vijën e sulmit të Albiceleste. “Gjendja e tij është e keqe, për të mos thënë shumë e keqe. Unë nuk jam mjek dhe nuk kam folur me ekipin mjekësor, por nga përvoja ime mund të them se nuk jemi optimistë. Pasi bisedova me të, arrij në përfundimin se ai nuk duket shumë mirë. Është e vështirë ta shohësh atë të kthehet në aksion përpara vitit 2023”, tha Mou, i cili rrezikon të humbasë yllin e tij të madh për një periudhë të konsiderueshme kohore. Kupa e Botës nis më 20 nëntor, më shumë se një muaj nga dita e sotme.
Dybala rrezikon Botërorin, çfarë i ndodhi yllit të futbollit
Salianji njofton takim me strukturat e PD në Lezhë! Ja kur do të mbahet…
Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës.
Në një mesazh në rrjetin...
“Republika Islamike do të bjerë”, djali i shahut të fundit të Iranit: Ndihmoni protestuesit...
Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, u ka bërë thirrje fuqive botërore të mbështesin protestuesit iranianë për rrëzimin e...
Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit
Nga Mero Baze/
Edi Rama kërkoi që socialistët të hedhin themelin e një reforme të re kushtetuese në vend, që synon reformimin e Parlamentit, ndarjen...
Bundesliga/ Gëzon Bayerni i Mynihut, Jamal Musiala rikthehet në fushat e lojës
Pritjes së gjatë të Jamal Musialës i erdhi fundi. Futbollisti i përfaqësueses gjermane u rikthye të jetë pjesë e skuadrës së Bayernit të Mynihut...
“Kur të vijë koha e duhur’’/ Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës venezueliane...
María Corina Machado, liderja e opozitës venezueliane, ka deklaruar se beson se do të zgjidhet presidente e Venezuelës “kur të vijë koha e duhur”,...
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Janar 2026
Dashi
Asnjë planet nuk do e influencoje negativisht jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjithçka do ece me se miri. Disa do kenë...
Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e...
Humbi Topin e Artë dhe FIFA The Best, Raphinha shpallet lojtari më i mirë...
Në një garë të ashpër për titullin Player of the Year të 433, Raphinha ka dalë fitues, duke triumfuar mbi Kylian Mbappé-në pas një...
“Çiftet përjetojnë më shumë…”/ Shenjat e horoskopit më me fat në dashuri
Disa shenja të horoskopit përjetojnë emocione më të forta, rikthime të papritura dhe mundësi reale për të nisur ose forcuar një lidhje. Ja cilat...
“Kemi dështuar me televizionin publik, të mbyllet ose të…”/ Rama për RTSH-në: Asnjë lek...
Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Televizioni Publik Shqiptar.
Ai u shpreh...




















