Paulo Dybala u detyrua të largohej nga ndeshja e Romës kundër Leçes me probleme në gju dhe sipas Jose Mourinho-s, ai nuk ka gjasa të rikthehet para vitit 2023, një mundësi që automatikisht e përjashton atë nga Kupa e Botës. Sulmuesi argjentinas shënoi në ndeshjen e Giallorossi kundër Leçe-s me një penallti në kohën e duhur dhe menjëherë filloi të çalojë me probleme në gju. Jose Mourinho u detyrua ta tërhiqte nga loja dhe pas ndeshjes u shfaq tejet pesimist për gjendjen e tij, duke përmendur një problem serioz që vështirë se do ta lejojë të rikthehet në aksion para Vitit të Ri. Gjë që nëse konfirmohet në testet që do t’i nënshtrohet, do ta përjashtojë automatikisht nga Botërori i Katarit dhe do të jetë një “goditje” e madhe për vijën e sulmit të Albiceleste. “Gjendja e tij është e keqe, për të mos thënë shumë e keqe. Unë nuk jam mjek dhe nuk kam folur me ekipin mjekësor, por nga përvoja ime mund të them se nuk jemi optimistë. Pasi bisedova me të, arrij në përfundimin se ai nuk duket shumë mirë. Është e vështirë ta shohësh atë të kthehet në aksion përpara vitit 2023”, tha Mou, i cili rrezikon të humbasë yllin e tij të madh për një periudhë të konsiderueshme kohore. Kupa e Botës nis më 20 nëntor, më shumë se një muaj nga dita e sotme.
Dybala rrezikon Botërorin, çfarë i ndodhi yllit të futbollit
Fati duket se iu ka kthyer shpinën për nga ana financiare, ndërsa në dashuri...
Dashi
Të dielen energjia juaj është në qiell, por fati duket se ju ka kthyer shpinën. Në dashuri mund të përjetoni ulje-ngritje, ndërsa në punë...
Anija kozmike kineze ulet me sukses në anën e largët të Hënës
Anija kineze pa ekuipazh u ul me sukses në anën e largët të Hënës, një vend i paeksploruar që pothuajse askush nuk përpiqet të...
“Peizazhe që të lënë pa frymë”/ Klasifikimi italian për plazhet më të bukur në...
Cilat janë plazhet më të bukur në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike europiane, falë...
Ukraina sulmon rajonet ruse, 9 të plagosur
Nëntë persona u plagosën nga sulmet ukrainase në rajonet ruse të Belgorod dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën.
Rajoni i Belgorodit është një objektiv...
Shtatë strategët më të mëdhenj ushtarakë të historisë
Ndërsa disa nga mendjet më të mëdha ushtarake në histori shfaqën gjenialitetin e tyre taktik në fushën e betejës, të tjerët lanë gjurmë përmes...
Jetonte i vetëm, gjendet i vetëvarur 40-vjeçari në Korçë
Një 40-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në lagjen nr.15, në Korçë. Mësohet se ai jetonte i vetëm.
Sakaq, nga këqyrja paraprake...
Manastirliu me monitoruesit e provimeve të Maturës Shtetërore 2024: Të garantohet proces i qetë...
Tiranë, 2 Qershor 2024 - Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me...
Pse miliarderi japonez anuloi udhëtimin rreth Hënës
Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa ka anuluar fluturimin e tij të planifikuar rreth Hënës me një anije kozmike SpaceX për shkak të pasigurisë në zhvillimi...
Sacchi: Ka vetëm një mënyrë që Italia të shkojë larg këtë Europian!
Italia synon që këtë Europian të mbrojë statusin e Kampiones së Europës teksa do ta nisë rrugëtimin në Gjermani ndaj Shqipërisë së Sylvinhos, më...
OBSH: Marrëveshja globale për pandemitë deri në vitin 2025
Bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje globale se si të luftohet më mirë pandemia do të përfundojnë deri në vitin 2025 ose më...