Në instagram, ambasadorja amerikane në Shqipëri zonja Yuri Kim, është një promovuese e jashtëzakonshme e vendit tonë. Thuajse çdo fundjavë zgjedh një destinacion për të kaluar ditën, qoftë fshat apo qytet.
Në çdo vend, gjen një histori, herë të njerëzve të thjeshtë, por edhe të ngjarjeve që kanë shënuar historinë e Shqipërisë ndër vite, dhe e ndan në rrjetet e saj sociale.
Këtë fundjavë ambasadorja ndodhet në Elbasan. Ajo postoi një foto simbolike të qytetit, ndërsa shkruan se e do shumë këtë qytet.
Komentuesit i urojnë ofrojnë sugjerimet e tyre se çfarë duhet të bëjë patjetër në Elbasan, ndërsa shumë prej tyre i urojnë mirëseardhjen dhe fundjavë të mbarë.