Burri e futi me forcë 28-vjeçaren në makinë dhe e goditi me grusht në kokë gjatë rrugës. Një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia helenase pasi ka rrëmbyer, përdhunuar dhe ka tentuar të djegë të gjallë ish-bashkëshorten e tij. Autori kishte qëndruar me makinë jashtë banesës së ish-gruas në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja ka dalë jashtë shtëpisë, e ka marrë me forcë brenda mjetit dhe më pas është drejtuar drejt Isthmit. Gjatë rrugës ai e ka goditur me grushte në kokë dhe në trup.
33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi ish gruan të zhvishej teksa e kërcënonte me jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve të saj me çakmakun e tij! Të zhveshur dhe të pambrojtur, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e përzuri! 28-vjeçarja e tmerruar ka shkuar ta denoncojë në polici, por shqiptari është zhdukur.