Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolzano të Italisë. Alexandra Elena Mocanu me origjinë rumune 35 vjeç është vrarë nga burri i saj shqiptar. 35-vjeçarja u vra në banesën e saj në Bolzano ku jetonte prej kohësh dhe punonte si banakiere. Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje në kërkim të bashkëshortit të saj Avni Mecjes shqiptar me origjinë.

Trupi i viktimës u gjet në banesën e saj pasi të afërmit e burrit të saj lajmëruan policinë ndërsa shtuan se Mecje kishte deklaruar se ishte në kërkim. Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij ndërsa dyshohet se është nisur drejt Shqipërisë.