Eduart Grishaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Gjatë intervistës ai foli rreth “Big Brother VIP 2”.

Regjisori tregoi se reality show do të nisë brenda këtij viti, mirëpo data nuk është caktuar ende.


“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, u shpreh ai.