Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një test miqësor me Arabinë Saudite në 26 tetor në Abu Dhabi. Data nuk është e lirë nga UEFA, me drejtuesit e FSHF që ia kanë kushtuar këtë miqësore lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar dhe emrave që nuk kanë marrë ftesë më parë. Nga Superliga shqiptare janë mësuar 10 emrat e parë që kanë marrë një ftesë për të qenë pjesë e grumbullimit në këtë duel miqësor.

Nga Vllaznia, Partizani dhe Tirana; emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar pritet të veshin fanellën kuqezi në 26 tetor në 16:30. Nga Vllaznia është kapiteni Erdenis Gurishta, mbrojtësi Esin Hakaj dhe lojtari polivalet Esat Mala që e kanë një ftesë tanimë.

Te Partizani, Edy Reja ka përzgjedhur emra si Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Eneo Bitri apo Xhuliano Skuka. Nga kampionët e Tiranës, Sherif Kallaku riktehet me ngjyrat kuqezi, ndërsa edhe Ardit Deliu dhe Redon Xhixha do jenë pjesë për të parën herë me ekipin A të kuqezinjve.