Këngëtarja e njohur, Era Istrefi di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, artistja ka vendosur që të vishet si modelja e famshme, Kate Moss për Halloween.
Era risolli edhe një herë foton ikonike të Moss për revistën “Playboy”. Si ju duket këngëtarja me këtë ‘look’?
Mirëpo, së fundmi sërish është rikthyer drama Dafina-Era! Jo vetëm fansat por edhe vetë Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi nuk kanë ndërmend t’i japin fund dramës! Dy artistet janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Çfarë ndodhi kësaj here? Era Istrefi ka publikuar një foto në Instastory, krahas së cilës shkruan: “B*tch I’m a baddie, bëj çfarë të dua.” Por duket se as kësaj here nuk kanë munguar thumbimet. Dafina Zeqiri ka publikuar një foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku shkruhet: “Gjithçka është një kopje e një kopje, e një kopje…”
Si nisi ‘drama’ Dafina Zeqiri-Era Istrefit
Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Veshja dy pjesëshe që duket si e punuar me grep përbëhet nga një crop-top me një krah të gjatë dheme pjesën e poshtme si rrjet. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave.Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.