Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Twitter në lidhje me lajme të rreme të publikuara në ekrane private e kombëtare që sipas tij kanë mision dezinformim dhe nxitje kundër qeverisë.

Rama u shpreh se kjo bëhet për arsye se duan favore të paligjshme.

““700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dezinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se, “Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar!”.

“Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!”, u shpreh Rama.