Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi.

Në një intervistë me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se pas diskutimeve intensive me të dy qeveritë, ai ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

Zyrtari i lartë amerikan i bën sërisht thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhërit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.
https://www.zeriamerikes.com/a/6806336.html