Champions League do zhvillojë sot tetë ndeshjet e radhës në grupe, të vlefshme për raundin e pestë. Në 18:45 luhen dy duele. Club Brugge luan me Porto në Belgjikë, teksa në Itali, Inter pret Viktoria Plzen. Në dy duelet janë mësuar formacionet zyrtare.

Në Milano, Simone Inzaghi ka vendosur që Kristjan Asllani ta nisë nga stoli këtë duel. Zikaltërit luajnë me skemën 3-5-2, teksa mesi i fushës i besohet Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella dhe Dumfries. Në sulm Dzeko dhe Martinez.

Inter qëndron në vendin e dytë në grupin C, teksa një fitore e zikaltërve me Plzen i dërgon zikaltërit në turin me eleminim direkt, duke lënë në vendin e tretë Barcelonën. Në grupin C, Bayern Munich ka kaluar më tej si i pari i grupit.

Në ndeshjen tjetër, Brugge është kualifikuar si i pari në grupin B, me Porto që kërkon tri pikë për të dueluar më pas në ndeshjen e fundit me Atletico Madrid për një vend në 16 skuadrat më të mira.

Formacionet zyrtare: