Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se një nga faktorët që kemi plakje të popullsisë në vendin tonë është ulja e numrit të martesave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tushi theksoi se sot familja nuk është synimi kryesor i njeriut, dhe sipas tij para saj vijnë paraja dhe suksesi.
“Një nga faktorët që kemi plakje të popullsisë është emigracioni, familja moderne, emancipimi i femrës, dhe ulja e numrit të martesave. Ne ende nuk jemi popullsia më e plakur e Europës, por çështja është se në këto 30 vjet ritmi i plakjes së popullsisë është i lartë dhe një nga arsyet është pakësimi i numrit të martesave, shtimi i numrit të divorceve, krijimi i konceptit të njeriut të vetëmjaftueshëm. Familja sot në shumë raste nuk është synimi kryesor i njeriut, është paraja është suksesi”-tha Tushi.
Më tej ai theksoi se: Nuk besoj se është faktori ekonomik i pari që sjellë në shtimin e numrit të divorceve, ka familje të varfra që funksionojnë. Familja shqiptare sot është e çekuilibruar së brendshmi.