Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë. Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019. Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%. Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet. Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.
Home Lajme Aktualitet Flukset e turistëve të huaj, Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë...
Flukset e turistëve të huaj, Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në rang global
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Putini duhet ta dijë se pas një marrëveshjeje paqeje, nëse ai do të përpiqet të sulmojë përsëri Ukrainën, reagimi do të jetë shkatërrues. Dhe...
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 19 Dhjetor 2025
Dashi
Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur...
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
Në emisionin “Opinion” po transmetohet intervista e kryeministrit Edi Rama të bërë disa javë më parë, ku ai ka folur në lidhje me rrugëtimin...
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” disa javë më parë, e cila po transmetohet mbrëmjen e sotme. Intervista nuk fokusohet...
Zjarri në Parlament për të Shuar të Vërtetën: Shërbimi i Fundit i Berishës për...
Nga Besmir Semanaj
Zjarri në Parlament për të Shuar të Vërtetën: Shërbimi i Fundit i Berishës për Ramën dhe Ballukun
Sot Partia Demokratike i vuri flakën...
FIFA zyrtarizon axhendën, Mesi dhe Jamal vendosen përballë për trofeun e “Finalissima”!
Spanja dhe Argjentina do të përballen të premten e 27 marsit, në ndeshjen që luhet për trofeun e “Finalissima”.
Përballja që premton emocione do të...
Mero Baze: Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia
Vulgariteti i betejës së sotme fizike në Parlament është një betejë e dëshpëruar fizike, në vend që të ishte një betejë politike superiore ndaj...
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë. Na jepni një...
Në zyrën e tij të mbushur me vepra arti, me trupin e madh të mbështetur në një kolltuk prej lëkure me ngjyrë të errë,...
“Nuk përjashtohet skenari i vrasjes”, dëshmia e Ilir Metës për “21 Janarin”: Ja çfarë...
Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dëshmuar sot para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij.
Sipas...
Vrasja e një mendjeje brilante: Misteri që rrethon ekzekutimin e shkencëtarit të njohur
Vrasja e profesorit Nuno F.G. Loureiro, një prej emrave më të respektuar në kërkimin global mbi energjinë e fuzionit, ka tronditur jo vetëm komunitetin...




















