Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë. Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019. Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%. Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet. Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.
Home Lajme Aktualitet Flukset e turistëve të huaj, Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë...
Flukset e turistëve të huaj, Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në rang global
Operacioni i Policisë, në banesën e Visit të Pojës, u gjetën 3 milionë euro...
Prej dy ditësh vazhdon operacioni i policisë për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët u shpallën në kërkim pas...
Kush janë “bosët” e krimit të shpallur në kërkim
Prej dy ditësh vazhdon operacioni i policisë për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët u shpallën në kërkim pas...
Erjola Doçi reagon pas daljes nga shtëpia e BBVIP: “Jam munduar të jem e...
Erjola Doçi ka reaguar në rrjetet e saj sociale për herë të parë që nga largimi nga BBVIP. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit...
Rita Lati flet për dhunën nga ish-burri: Kisha trupin e nxirë
Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje.
E ftuar në...
Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë...
Nga Namir Lapardhaja/
Sagës së stërzgjatur të historisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se do t’i vijë fundi. Vendosja e...
Kryeparlamentarja Nikolla takohet me senatorin italian Casini: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve të të...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Senatorin e Italisë Pier Ferdinando Casini, President i grupit ndërparlamentar të Italisë. Në takim ishte...
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë”: Përgjimet, si punonjësi i...
Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës nën drejtimin e prokurorit Bledar Vatikiaj ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur...
Pavarësisht ndarjes, këto shenja kujdesen për ish-at e tyre
GAFORRE
Gaforrja ka një lidhje me të kaluarën e saj. Ajo kujton gjithmonë atë që ka kaluar me ish-in e saj, nuk mban mëri dhe...
Pse Irani po kërcënon me prodhimin e armëve bërthamore?
Nga Kian Sharifi REL
Posedimi i armëve bërthamore për një kohë të gjatë ka qenë temë tabu në Iran. Lideri suprem i Iranit i ka shpallur...
NATO drejt përballjes me Rusinë, aleatët po mendojnë dërgimin e trupave në Ukrainë
Një numër aleatësh të NATO-s po bëjnë hapa drejt dërgimit të trupave në Ukrainë, për të trajnuar forcat e armatosura atje. Sipas medias amerikane...