Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.
Lajmin për ardhjen e tij më Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram ditën e djeshme.
Ditën e sotme ai u takua me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.
Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Jim Belushi ka rrëfyer se e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Veliaj u shpreh krenar se një aktor i madh si ai do të jetë promovuesi i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë. Dje pasdite, Belushi përshëndeti edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Më pas, Veliaj ndau me ta edhe se çfarë i kishte rrëfyer aktori.