Laprakës dhe gjithë komunitetit të njësisë në 11 në kryeqytet i shtohet një tjetër ambient sportiv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar fotot nga fushat e reja sportive të shkollës “Kolë Jakova”. “Fusha e re sportive në Laprakë. Shkollës “Kolë Jakova” , por dhe komunitetit të Njësisë nr. 11 , i shtohet një tjetër ambient sportiv, ku nxënësit dhe fëmijët e lagjes mund të stërviten e të luajnë . Ta gëzoni kampionë”, shkruan Veliaj.
Më herët, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe fushën e vjetër të Laprakës e cila ishte zgjedhur si vend ndërtimi për pallate nga qeverisja e Partisë Demokratike. Tashmë ajo i është rikthyer banorëve të zonës, si një mjedis për stërvitjen e fëmijëve dhe kampionëve të ardhshëm të qytetit.