Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë ka marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare, për mesazhet e tij.
Por si zakonisht, Edi Rama ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, siç shihet dhe nga fotot e postuara nga vetë ai.
Shkak këtë radhë u bë kravata e tij, e cila të jepte përshtypjen e disa ‘vaginave’ shumëngjyrshme.
Ky lloj dizajni i kravatës së veçantë të kryeministrit Rama duket se e kishte marrë frymëzimin nga një prej figurave të artit të Amerikës së Veriut të shekullit 20, Georgia O’Keeffe, disa nga të cilat, evokojnë organin gjenital femëror.